Po prisnin radhën për një copë bukë, vrasja e ukrainasve nga rusët konsiderohet krim lufte

schedule11:15 - 9 Mars, 2022

schedule 11:15 - 9 Mars, 2022

Sulmi i ukrainasve nga rusët teksa prisnin në radhë për bukë mund të konsiderohet krim lufte.

Një sulm ajror që thuhet se vrau civilë ukrainas, teksa prisnin në radhë për bukë në qytetin Chernihiv mund të konsiderohet krim lufte, shkruan The Guardian duke cituara “Amnesty International”.

Rreth orës 12:15 në 3 mars një shesh u godit nga bombardime të shumta, duke vrarë civilë dhe duke dëmtuar ndërtesa të shumta.

Sipas një hetimi nga OJQ-të është përfunduar se sulmi ka të ngjarë të ketë qenë sulm ajror rus që përdori të paktën 8 bomba ajrore të njohura ndryshe si “bomba memece.”
Alina, një studente 21-vjeçare tha për Amnesty International:

“Dëgjova një zhurmë shumë, shumë të fortë dhe ndjeva se ndërtesa jonë po lëkundej. Dukej sikur pallati do shembej. Dhe më pas, pas dy sekondash, pash se xhamat u thyen. Ndërtesa jonë u lëkund shumë. Kur dëgjova zhurmën, thirra gjyshen. U shtrimë në tokë, kjo gjë me shumë mundësi na shpëtoi jetën”, tha 21-vjeçarja.

Ajo tha se prindërit e saj, të cilët gjithashtu i mbijetuan sulmit, kishin qenë në radhë duke pritur për bukë momentin e sulmit, për fat të mirë ata vendosën të largoheshin sepse radha ishte e gjatë”, tha studentja nga Ukraina.

Për këtë arsye, Oksana Pokalchuk, drejtoreshë në Amnesty Ukraine , tha sot: “Sulmi duhet të hetohet si një krim lufte”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!