VIDEO/ Po prisnin për bukë, rusët vrasin 10 civilë në Ukrainë

schedule14:00 - 16 Mars, 2022

schedule 14:00 - 16 Mars, 2022

Sot është shënuar dita e 21-të e luftës Rusi-Ukrainë. Kievi është zgjuar nga shpërthime të shumta, ndërkohë që shumica po nxitojnë të marrin ushqime pasi raftet e supermarketeve në Ukrainë kanë nisur të boshatisen.

Ndërkohë, sipas një deklarate të SHBA-së në Kiev, forcat ruse kanë qëlluar për vdekje 10 persona të cilët po prisnin në radhë për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv.

Sot, forcat ruse qëlluan për vdekje 10 persona që po prisnin në radhë për bukë në Chernihiv. Sulmet e tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme që Rusia të mbajë përgjegjsi për çdo krim mizor në Ukrainë“.

Gjithashtu, në qytete si Mariupoli i cili prej ditësh është bërë shënjestër e bombardimeve ruse njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë ujë dhe ushqimet bazike për të mbijetuar. Ndërsa në Kiev vlerësohet se rezervat ushqimore mund të zgjasin vetëm dy javë, nëse kryeqyteti sulmohet në shkallë të gjerë nga forcat ruse.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!