“Po presim radhën, nuk jemi personalitete”, të moshuarit kërkojnë të vaksinohen kundër Covid 19

schedule15:23 - 23 Shkurt, 2021

schedule 15:23 - 23 Shkurt, 2021

Nga Ajgena Korbi

Ja unë jam mbi 80 vjeç ku të ankohem? Dua ta bëj gjilpërën sa më parë”, ka thënë një pensionist.

Janë të shumtë të moshuarit si ky 85 vjeçar që  presin me padurim të marrin injeksionin kundër Covid 19.

Ka prej atyre që sapo kanë dëgjuar për mbërritjen e vaksinave në Shqipëri kanë shkuar të interesohen pranë mjekut të familjes.

“Na kanë thënë kur të vijë radha”, shprehet një e moshuar.

“Unë nuk jam personalitet ndaj do të pres, kur të vijnë fondi”, ka thënë një i moshuar.

Disa janë ndjerë të diferencuar ndërsa panë të vaksinohen personalitete e bashkëmoshatarë të tyre.

“Nuk kanë ardhur akoma se nuk janë mbyllur ato të shkëlqyerit, unë jam te pjesa e pashkëlqyer”, ka thënë një tjetër pensionist.

Ndërkohë që të tjerë të moshuar iu kërkojnë autoriteteve shëndetësore trajtim të barabartë për të gjithë.

Të moshuarit mbi 80 vjeç sipas ministres së Shëndetësisë do të njoftohen se kur do të marrin vaksinën anticovid nga mjeku I familjes.  Ky i fundit do të planifikojë radhën e tyre duke u bazuar tek grupmosha dhe sëmundjet shoqëruese.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!