Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi sot se ka arrestuar diversantët ukrainas, të cilët po planifikonin sulme sabotuese dhe terroriste kundër flotës së Detit të Zi.
Sipas Rusisë, ata po planifikonin aksione sabotuese dhe terroriste kundër personelit ushtarak të Flotës ruse të Detit të Zi, si dhe objekteve të infrastrukturës ushtarake, të transportit dhe energjisë në atë rajon.
Pesë agjentë të SBU dhe Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thuhet se janë rekrutuar në rajonin e Zaporozhia.
/abcnews.al