TIRAMË– Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe ministri i Brenshëm Ervin Hoxha në COD, morën pjesë në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka korrur sukses në të gjitha fushat, ndonëse ka ende shumë punë në luftën kundër këtij fenomeni.
“Pse Shqipëria sot është në pararojë të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Pse Shqipëria ka kapacitetet për të përmbyllur negociatat brenda 2027 dhe pse Shqipëria ndihet e motivuar për t’u bërë pjesë e familjes brenda kësaj dekade. Do vazhdojmë me hapjen e kapitujve të tjerë, ndryshe nga se është thënë ditët e fundit nga pasqyrat e kënetës politike dhe mediatike. Për ne ky nuk është një moment për t’u ulur dhe për të kompletuar panoramën e arritjeve, por këto janë motive të forta për të qenë më shumë ambiciozë dhe për të shkuar më tej dhe ne po bëjmë përpjekje të gjithanshme për të thelluar këtë proces. Po përgatisim një dallge reformash, me përfshirjen e të gjithë institucioneve dhe ndërveprimet e tre pushteteve të pavarura”, tha ai./ abcnews.al