Mëngjesin e kësaj të enjte disa mbetje kockore janë gjetur gjatë pastrimit të shtratit të lumit në fshatin Guras në Pogradec.
Sipas policisë mësohet se mbetjet kockore janë gjetur nga punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit.
Ndërkohë gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se dyshohet se këto mbetje kockore dyshohet se i përkasin një shtetasi të humbur para disa vitesh, por policia nga ana e saj eka hedhur poshtë pistën se kemi të bëjmë me vepër penale siç është vrasja.
Ndërkaq do të kryhen ekzaminimet për të konfirmuar më pas edhe identitetin e personit.
“Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që mendohen të jenë të hershme.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al