Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi planin e qeverisë në rast se identifikohet një person i infektuar me Covid-19 në shkollë.
Testimi i mësuesve dhe nxënësve është prioritet ashtu si dhe mjekët u shpreh ajo ndërsa sqaroi se si do të veprohet në rast se do të zbulohet një nxënës i infektuar.
“Janë grupe në rrezik. Po ndiqet plani që kemi caktuar që mësuesit dhe nxënësit të jenë në grupet e para të testimit. Nëse dikush ka qenë i infektuar me Covid ne do bëjmë testim dhe izolimin.
Dhe mbyllja graduale, kur do të ketë një rast, do të izolohet grupi, klasa, kati i shkollës, e më pas do të vlerësohet për të marrë masa drastike.
Fëmijët do mbajnë maska për aq kohë sa të zbulohet një vaksinë efikase dhe e sigurt”, u shpreh Manastirliu në emisionin Opinion.
“Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha ajo.
Më tej Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se nëse merren masat e duhura ka pak gjasa që shkollat të kthehen në vatra infektimi.
“Të dhënat e deritanishme tregojnë se transmetimi në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masa, ka pak gjasa që këto mjedise të kthehen në vatra infektimi, siç janë vendet me densitet të lartë”, u shpreh Manastirliu duke deklaruar se në të gjitha shkollat ka një koordinator shëndeti, që mban lidhjen me strukturat e shëndetësisë.
N.D./abcnews.al