“Po na vjedhin talentet”, Leonardo shpërthen ndaj Muenier dhe klubeve gjermane

schedule15:21 - 17 Korrik, 2020

schedule 15:21 - 17 Korrik, 2020

Leonardo në kundërsulm. Braziliani, i cili mban rolin e drejtorit sportiv te PSG, i është kundërpërgjigjur edhe Thomas Meunier, i cili kishte deklaruar se francezët kishin treguar mungesë respekti ndaj tij. Madje theksonte se Leonardo dëshironte që ai të luante falas.

“Thomas Munier kishte nënshkruar me Borussia Dortmund dhe kjo është e drejta e tij. Kur i kërkuam marrëveshje për në Champions League, ai donte të kishte të njëjtën pagë që i kishte ofruar Borussia Dortmund. Fola me drejtuesit e klubit gjerman për të bërë një marrëveshje huazimi dhe për këtë ata donin që ne të paguanim një tarifë. Ishte e pamundur në rrethanat që jemi.

Hyrja në klub nuk i është ndaluar. Ai erdhi në kampin stërvitor një ditë pasi kishte firmosur dhe u përshëndet me futbollistët. E njoftuam që nuk kishte pse vinte më, pasi edhe tetë ditë i kishin mbetur nga kontrata. Nuk kishte kuptim, ndaj edhe u lirua tetë ditë më parë”, tregon Leonardo, i cili më pas akuzon klubet gjermane për “vjedhjen” e talenteve.

“Klube gjermane, mbi të gjitha Bayern Munich, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, tentojnë lojtarët e rinj dhe ky është një problem i madh. Ata telefonojnë prindërit, miqtë, familjen, vetë lojtarët dhe kjo ndodh edhe me ata që ende nuk kanë mbushur 16 vjeç. Ato u ndryshojnë mendjen e atyre dhe ndoshta rregullat duhet të ndryshojnë për të mbrojtur klubet franceze”, shprehet Leonardo për “Le Parisiene”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!