“Po na vjedhin shtëpitë”: Banorët refuzojnë futjen në çadra

schedule13:33 - 28 Nëntor, 2019

schedule 13:33 - 28 Nëntor, 2019

Shumë banorë të Thumanës kërkojnë ndihmë për një zgjidhje të situatës kritike. Familje të cilat janë farë pranë kampit nuk pranojnë të strehohen aty sepse i tremben bastisjeve të banesave të tyre. Për këtë arsye kanë zgjedhur të mos i bashkohen banorëve të strehuar në kamp.

Qytetarja flet për “ABCNews”, në një lidhje me gazetarin, Andi Qosja dhe tregon situatën e vështirë me të cilën i duhet të përballet. “Ndihma ekonomike që marr është vetëm 40 mijë lëkë të vjetra, nuk mund të braktis gjënë e gjallë, për shkak se me atë jetoj”, u shpreh ajo.

Raportohet se banues të cilët nuk janë të zonës janë shoqëruar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë sepse janë kapur brenda banesave kur nuk ka pasur njeri.

Kam kërkuar një çadër, por nuk më kanë sjellë asgjë, është shprehur qytetarja.  Ajo thotë se me ushqime dhe ujë janë siguruar, por tashmë problem është qëndrimi gjatë natës. Aktualisht në kamp ndodhen mbi 1400 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!