“Po na rrjepin”! Rama flet për skandalin te COVID-2: Mjekët që mund të kërkojnë lekë janë një pakicë

schedule17:29 - 13 Janar, 2021

schedule 17:29 - 13 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas skandalit te spitali COVID-2, i njohur si Sanatoriumi ku një pastruese duke u hequr si infermiere arriti që të mashtronte vajzën e një pacienteje të infektuar me koroanvirus duke i marrë 8 mln lekë në këmbim të premtimit për t’i shërbyer, por në fakt të moshuarës nuk i dha as bukë.

Edi Rama thotë se doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para “nuk i mohoj, por janë një pakicë”.

Doktoret dhe infermieret tane jane heronj dhe ata qe mund te kerkojne para nuk i mohoj, por jane nje pakice, kurresesi jo shumica! 

Sa per videot ty nuk te detyron askush t’i shohesh, madje mund te dalesh qe ketu po aq lirisht sic ke hyre, nese s’do informacion faktik nga puna ime dhe e qeverise” shkruan ai.

 

Reagimi i kryeministrit erdhi si një përgjigje ndaj një komentuesi, i cili referuar skandalit i kërkonte Edi Ramës “Kur doktoret dhe infermjeret rjepin popullin e shkret perdit. Hapi syte o njeru i mire te lutem, mos lexo vetem bravot”.

Policia e Tiranës e arrestoi sanitaren Tirsa Alldervishi. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan ngjarjen për hetuesit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!