Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim gjatë një prononcimi për mediat ka thënë se është përgjegjësi e udhëheqësve politik që të bëjnë thirrje për qetësi.
Ajo ka shtuar se ambasada e SHBA po monitoron veprimet e drejtuesve të vendit në thirrjet që bëjnë, ndërsa ka felenderuar Ramën dhe Bashën, pasi sipas saj të dy ata kanë bërë thirrje për të ruajtur qetësinë.
“Është përgjegjësi e udhëheqësve në pozicionet më të larta të bëjnë thirrje për qetësi dhe jo nxitje për gjëra të tjera. Po monitorojmë veprimet e marra nga drejtuesit e vendit. Falenderojmë Ramën dhe Bashën për thirrjet për qetësi dhe gjithashtu të mos pranohet dhuna si dhe të mund të vtohet. Përderisa keni votën nuk jeni veten. Ne jemi me ju.” Tha Kim./abcnews.al/