Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po monitorojmë çmimet çdo ditë”/ Pasojat e luftës, ministrja Ibrahimaj: Do mbrohen shtresat në nevojë

schedule10:04 - 10 Prill, 2026

schedule 10:04 - 10 Prill, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se çmimet e karburanteve dhe të shportës po monitorohen çdo ditë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj deklaroi për gazetarët se pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, kanë efekt minmal në ekonominë e vendit tonë.

Ibrahimaj shtoi se do të mbrohen shtresat në nevojë.



“Sigurisht, në bazë ditore ne monitorojmë çmimet me qëllim që të garantojmë që çmimet në tabelë të karburanteve. Ditët e fundit, që nga mesi i muajit mars, kemi parë rritje të çmimeve të fruta dhe perimeve. Inflacioni në muajin mars ishte 2.6 përqind, një rritje e lehtë. Që nga fillimi i krizës, kemi monitoruar me bazë ditore, të gjitha produktet e shportës. Janë 80 produkte të shportës që monitorohen me bazë ditore. Rritja ka ndodhur te kategoritë e perimeve. Ne kemi filluar monitorimin, duke qenë se nga eksperienca e luftës në Ukrainë, në të gjithë botën pati rritje të inflacionit. Ky është shqetësim që monitorohet dhe diskutohet në çdo mbledhje të Këshillit të Ministrave. Do subvencionojmë personat në nevojë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!