Po merremi me koronavirusin, ju lutemi mos bëni shkelje: Njoftimi epik i policisë polake ndaj kriminelëve

schedule10:28 - 20 Mars, 2020

schedule 10:28 - 20 Mars, 2020

Policia polake ka gjetur një mënyrë gjeniale për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend gjatë krizës së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook ata iu kërkojnë kriminelëve që të qendrojnë të qetë disa ditë deri sa të përfundojë problemi me koronavirusin, shkruan abcnews.al.

Postimi është hedhur në faqen zyrtare të policisë dhe shkruan: Njerëzit presin ndihmë në forma të ndryshme prej nesh për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ju lutemi të ndaloni çdo lloj kriminaliteti apo sjelljeje problematike deri në një njoftim të dytë. Vlerësojmë bashkëpunimin tuaj dhe do t’ju njoftojmë se kur mund t’i ktheheni rutinës suaj të përditshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!