Po mendon Eurovision-in? Noizy flet për mundësinë e pjesëmarrjes: Nuk do ta lija Shqipërinë në baltë

schedule17:08 - 14 Korrik, 2022

schedule 17:08 - 14 Korrik, 2022

Sot vlerësohet si një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar por Noizy ka pasur një dëshirë tjetër kur ishte fëmijë që nuk kishte lidhje me muzikën. Reperi zbuloi gjatë intervistës ekskluzive që dha për moderatorin Ermal Peçi në “Abc e pasdites” se ëndërronte që të bëhej një aktor.

Duke folur për fillimet e tij, reperi theksoi se gjatë kohës që ka jetuar në Londër jetonte me shpresën se do të kthehej në Shqipëri dhe të angazhohej në aktrim. Megjithatë, ai theksoi se disi e ka prekur dhe këtë fushë pasi është angazhuar në disa projekte me Blerim Destanin.

“Kam pasur ëndërr, mbase jo të jem artist i muzikës por aktor. Flija gjumë duke menduar se një ditë do të kthehem në Shqipëri dhe do të isha aktor. Ja ku jemi sot, mbase jo aktor por artist.”, tha reperi. Më tej, ai është pyetur dhe nëse e ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në festival evropian.

Do të kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më mbështesnin dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë. Nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video, producentët që merrem me atë punë ta shohin me interesim këtë gjë sepse do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Nuk më intereson që të fitoj, por të jem atje dhe garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe.“, tha reperi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!