“Po më trajtojnë mirë”, del videoja e gazetarit të arrestuar nga Bjellorusia “duke pranuar krimet”

schedule22:30 - 24 Maj, 2021

schedule 22:30 - 24 Maj, 2021

Një video në të cilën shfaqet gazetari i arrestuar nga Bjellorusia ndërsa “rrëfen krimet” është publikuar mbrëmjen e së hënës në Twitter. Sipas raportimeve, në këtë video gazetari opozitar Roman Protasevich thotë se po e trajtojnë mirë në burg dhe se raportimet për problemet me zemrën nuk janë të vërteta.

Nuk dihet ende nëse fjalët e thëna nga vetë ai janë regjistruar në rrethana të caktuara detyruese. Videoja nisi të qarkullonte pas raportimeve të pakonfirmuara se ai ndodhej në spital në gjendje kritike.

Protasevich po mbahet në një qendër ndalimi në Minsk, sipas ministrisë së brendshme të Bjellorusisë.

Kundërshtar i flaktë i presidentit të Bjellorusisë, Protasevich u vendos në listën e “”individëve të përfshirë në veprimtari terroriste” nga vendi, për rolin e tij në protestat masive vitin e kaluar. Me akuzën e shkaktimin e trazirave masive, ai  mund të dënohet me deri në 15 vjet burg. sb/abcnews.al/