Aldrion Shehu duke drejtuar një makinë tip “Passat” kaloi tre postblloqe që nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht për ndalimin e tij.
Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të makinës së Aldrion Shehut duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë e cila solli edhe përplasjen me mjete të tjera.
Nga ngjarja mbetën të plagosur gjashtë persona, mes tyre edhe një efektiv policie i quajtur Eugen Abdurrazaku.
Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar dëshminë e Aldrion Shehut duke raportuar për abcnews.al se 27 vjeçari është shprehur në komisariat se po e ndiqnin që nga Devolli.
Sipas tij, një fuoristradë i ishte vënë nga pas që në Devoll duke e detyruar të largohej me shpejtësi dhe rrjedhimisht nuk i ndaloi postblloqeve të policisë.
Policia është duke verifikuar këtë version të të riut, i cili e ktheu në një zonë lufte rrugën në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Të plagosurit në spitalin e Elbasanit:
Diana Fadil Plaka 56 vjec nga Cerriku
Durin Aqif Plaka 56 vjec nga Cerriku
Adriana Agim Latifi 34 vjec Elbasan
Albert Agim Cani 48 vjec nga Elbasani
Dorina Valter Hazizi 34 vjec nga Elbasani
Në spitalin e Traumës, polici Eugen Abdurrazaku 27 vjeç. /abcnews.al