Einxhel Shkira ka pësuar një incident mbrëmjen e djeshme, ku ka vrarë krahun. Sot ajo është dërguar në spital për të bërë të gjitha trajtimet dhe për t’u kthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
LEXO EDHE: Momenti kur Einxhel thyen krahun në “Big Brother VIP”, dalin pamjet e rënda
Por mbrëmë, banorët të merakosur i kanë qëndruar pranë. Madje edhe Donaldi me të cilin së fundmi ka pasur mjaft debate të forta, është kujdesur për të.
LEXO EDHE: Theu krahun dhe e dërguan në spital, mësohet si është gjendja shëndetësore e Einxhel
Ndërkohë, Einxhel teksa po bisedonte me Arjolën dhe Egzonën tha se ishte mirë dhe madje “po i ikte inati me Donaldin”.
Pjesë nga biseda:
Arjola: Kemi qenë të lumtura o budallaqe. Kemi që dje që qeshim.
Einxhel: Isha shumë mirë sot.
Egzona: Dje e sot, dy ditë i kemi.
Einxhel: Shumë mirë, po më ikte edhe inati me Donaldin, po e kaloja me shaka.
Egzona: Dëgjoje çfarë fol.
Einxhel: Po ikte, se po kënaqesha. Thashë është shumë e bukur për të qenë e vërtetë./abcnews.al

