Theu krahun dhe e dërguan në spital, mësohet si është gjendja shëndetësore e Einxhel

schedule13:31 - 28 Janar, 2022

schedule 13:31 - 28 Janar, 2022

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Einxhel Shkira ka pësuar një incident brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa po luante në një nga lojërat e organizuara nga “Vëllai i Madh”, në një moment ajo ka thyer krahun.

LEXO EDHE: Momenti kur Einxhel thyen krahun në “Big Brother VIP”, dalin pamjet e rënda

Einxhel është dërguar për në spital, ku ka marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë ka reaguar produksioni, i cili ka konfirmuar gjithçka, duke bërë të ditur dhe gjendjen shëndetësore të moderatores. Sipas produksionit, Einxhel do t’i ribashkohet shtëpisë.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, thuhet në njoftim./abcnews.al