“Po mbahet peng”, Dule: Qëndrimet tona, s’kanë lidhje me ato greke. Beleri s’mund të pengohet të kryejë betimin

schedule11:33 - 20 Tetor, 2023

schedule 11:33 - 20 Tetor, 2023

Në një komunikim për mediat kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është pyetur për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, për të cilin tha se po mbahet peng dhe po privohet nga e drejta e tij për të marrë detyrën.

“Duhet të ndajmë dy gjëra partia PBDNJ funksionon në Republikën e Shqipërisë, ndërsa republika helene është vend tjetër. Pra qëndrimet e partisë nuk kanë lidhje me qëndrimet që mund të ketë Greqia, Italia apo ndonjë vend tjetër. Kanë folur dhe nuk do të reshtë së foluri, nuk kemi pasur rast flagrance. Kur dielli lind nga lindja nuk mund të pretendosh se lind nga perëndimi. Bele ishte me avokatin e vet dhe një të afërmin, kujt i blinte dhe shiste vota? Pra nuk ekziston. Por prezumimi i pafajësisë është parim universal. Pra çdo kryetar i zgjedhur bashkie nuk mund të pengohet të kryejë betimin dhe të marrë përsipër detyrën. Kjo është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Zoti Beleri është peng dhe insistohet duke shkelur parimet që të privohet nga marrja e detyrës”, ka thënë ai.

Gjithashtu sa i përket Censit të 2023 ai tha se janë vërejtur shkelje, duke shtuar se nuk është miratuar e drejta e vetë-identifikimit.

“Nuk bëhet regjistrimi në bazë të legjislacionit që kërkon edhe pyetjet në lidhje me përkatësinë etnike, gjuhën amtare dhe besimit fetar. Regjistruesit nuk zbatojnë detyrimin e tyre për t’u drejtuar qytetarëve pyetjet. Ka raste ku insistojnë qytetarët, ose regjistruesit thonë se nuk janë të detyruar të bëjnë këto pyetje”, tha ndër të tjera Vangjel Dule./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!