Vlorë- Një aksident është shënuar në sot, rreth orës 12:20, në “Pashaliman”, Orikum, ku shtetasi P. L., rreth 57 vjeç, banues në Lezhë, duke lyer një anije, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela.
Si pasojë e rënies nga lartësia 57-vjeçari ka marrë dëmtime trupore, dhe është dërguar në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al./



