Adrian Hamalli është personi në foto i cili është kapur pasi kishte vjedhur një automjet. Hamalli i maskuar si lypës ka arritur që të realizojë vjedhjen e automjetit tip Range Rover.
Sipas policisë autori është kapur në Kamëz teksa po tentonte të largohej drejt Fushë Krujës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orë 19:00. Pas raportimit të vjedhjes së një Range Rover-i me ngjyrë të zezë, janë angazhuar edhe forcat e policisë. Pas lokalizimit të mjetit u bë edhe bllokimi i tij.
/abcnews.al/