Po kthehej nga puna, pamjet nga aksidenti në aksin Rrëshen-Rubik ku humbi jetën efektivi i policisë

schedule09:47 - 16 Shtator, 2023

schedule 09:47 - 16 Shtator, 2023

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë mëngjesin e së shtunës që i mori jetën efektivit të policisë, Gëzim Lazri. 56 vjeçari sapo kishte lënë punën pranë Komisariatit të Policisë Mirditë dhe po kthehej në shtëpi kur makina me të cilën udhëtonte u përplas me një tjetër, që drejtohej nga një malazez.

Goditja rezultoi fatale për policin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa shtetasi malazez është dërguar në spital. Sipas policisë, shkak i aksidentit të rëndë ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit nga malazezi, i cili drejtonte një mjet tip “Chevrolet”./abcnews.al