Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje 51-vjeçarja

schedule21:50 - 22 Maj, 2018

schedule 21:50 - 22 Maj, 2018

Një 51-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit pasi u përplas nga një automjet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:45 në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Sipas policisë, viktima është Lindita Kola, e cila po ecte në këmbë, kur u godit nga makina.

Drejtuesi i mjetit Hysen Shehu është shoqëruar në komisariatin e Fierit për t’u marrë në pyetje. Mësohet se ky i fundit është polic i burgut të Fierit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!