Po kalonin sirianë në Kosovë, pranga 2 personave në Kukës

schedule13:13 - 19 Nëntor, 2019

schedule 13:13 - 19 Nëntor, 2019

Policia e Kukësi ka arrestuar dy persona, të akuzuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga janë vënë: B. D., 29 vjeç dhe M. R., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

29-vjeçari me iniciale B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMW po transportonte 5 shtetas sirianë.

Ndërsa, 22-vjeçari me iniciale M. R., u kap në aksin Kukës – Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

B. D. dhe M. R. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Blutë sqarojnë se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve./abcnews.al