Po kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, të arrestuar në Portin e Durrësit

schedule13:00 - 7 Prill, 2022

schedule 13:00 - 7 Prill, 2022

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se të arrestuar janë shtetasit M. T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç, banues në Turqi.

“Goditen nga Policia Kufitare, 4 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

M.T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!