Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë e Rrethit bën me dije se është finalizuar operacioni i koduar “Kryqëzimi”. Si pasojë e këtij operacioni arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.
Autorët kapen kapen duke transportuar 8 persona të huaj në kufi.
Informacion nga Policia:
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Pas një hetimi të kryer nga DVP-Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua operacioni i koduar “Kryqëzimi”.
Kapen duke transportuar 8 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.
Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.
Si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. K., 17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjete dhe 6 celularë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet./abcnews.al