“Po humbni besimin”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut: BE duhet të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule14:52 - 23 Qershor, 2022

schedule 14:52 - 23 Qershor, 2022

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke mbajtur fjalën e tij në Bruksel në kuadër të Samitit të BE, ka theksuar se BE duhet të përmbushë premtimet e tyre para se të bëjë kërkesa të reja.

Më tej ai ka theksuar se duke ngecur në këtë situata Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Europian do të humbasë besimin tek qytetarët.

“Duke pasur rrethanat që jemi sot shprehëm pakënaqësinë për hapjen e negociatave. Maqedonia është kandidate dhe në 2020 mori vendim për nisjen pa kushte të negociatave por jemi sot këtu edhe ende nuk kanë filluar është një problem serioz dhe goditje e besueshmërinë ndaj BE. Maqedonia dhe Shqipëria nuk mund të jetë i ngecur në një situatë të tillë. Nuk duhet të lejojmë çështjet dypalëshe të bëhen shumëpalëshe. Ne jemi vend i angazhuar për zgjedhje të ndërsjella. Me të njëjtën ide kemi hyrë në negociata edhe me Bullgarinë.” tha Kovaçevski.

/abcnews.al/