“Po haja një mollë”, Klea Huta tregon si ia gjeti emrin djalit

schedule21:57 - 10 Maj, 2021

schedule 21:57 - 10 Maj, 2021

Këngëtarja dhe prezantuesja Klea Huta është e martuar me kantautorin Elgit Doda, me të cilin kanë edhe një djalë të vogël të quajtur Krid. Pikërisht për këtë të fundit, ajo ka treguar si e zgjodhën emrin e tij.

E ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, Klea ka ndarë me fëmijët historinë e veçantë të emrit.

“Kur unë isha shtatzënë po shikoja një film me Elgitin dhe po haja një mollë. Në atë kohë po kërkonim për emra për djalin dhe nuk po dinim kë të zgjidhnin. Shiko këtej shiko andej, nuk po na ngjiste asnjë emër. Edhe kështu ne po shikonim një film, ai djali personazhi kryesor e kishte Krid dhe unë thashë “Eureka””, tha Huta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!