Po fusnin 176 mijë euro në Shqipëri/ Zbardhet dëshmia e dy shoferëve të arrestuar: Merrja përqindje për transportin

schedule12:29 - 17 Tetor, 2023

schedule 12:29 - 17 Tetor, 2023

TIRANË- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy shoferët e autobusit, që vinte nga Italia dhe në brendësi të tij u gjetën të fshehura mbi 176 mijë euro.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai ka zbardhur dëshminë, që ata kanë dhënë para gjykatës.

Sakaq, Ardian Bello, shoferi i dytë i autobusit ka marrë përsipër sasinë e eurove. Ai është shprehur se paratë i ka marrë tek persona të ndryshëm në Itali dhe për transportin merrte një përqindje të caktuar.

“Eurot i kam marr te persona të ndryshëm në Itali për t’i sjellë te familjarët e tyre këtu në Shqipëri. Për transportin e eurove merrja një përqindje”, tha ai.

Nga ana tjetër, Algert Atia ka deklaruar se nuk kishte dijeni për sasinë e eurove.

“Unë kam vetëm pak ditë që kam filluar punë si shofer i dytë i autobusit. Nuk kam dijeni për eurot”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!