Autoritetet në Iran kanë arrestuar një shtetas gjerman i cili po fotografonte “objektet e përpunimit të naftës”, sipas gazetës iraniane Jam-e-Jam.
“Shtetasi gjerman u arrestua teksa po fotografonte fushën e naftës Aghazari në provincën Khuzestan”, tha gazeta pa dhënë detaje.
Irani ka pasur mosmarrëveshje me fuqitë perëndimore, përfshirë Gjermaninë, të cilën e akuzon për ndërhyrje në punët e tij të brendshme pas muajsh protestash antiqeveritare.
Njëkohësisht ai ka arrestuar dhjetëra persona me dy shtetësi dhe të huaj.
/abcnews.al