“Po flas i fundit”, Stresi reagon pas diss-it të bujshëm të Noizyt

schedule11:23 - 18 Janar, 2021

schedule 11:23 - 18 Janar, 2021

Disa ditë më parë, Noizy publikoi projektin e ri “Një herë e mirë”, një diss ndaj kundërshtarëve të tij në muzikë. Megjithëse Noizy u shpreh se kënga nuk është një diss ndaj askujt, por thjesht realiteti, teksti tregon se përpos rivalëve në rep, i drejtohet gjithashtu dhe Big Kik, me të cilin pati një përplasje virtuale pak javë më parë.

Megjithëse ai nuk përmend emra, Noizy thotë se ka shkatërruar shumë karriera, ndërsa i konsideron kolegët “peshq të vegjël” përballë një “balene”. Por pas Big Kik, nuk ka vonuar dhe reagimi i Stresit i cili përmes një postimi në Instastory, shkruan se s’ka ndërmend të bëjë më diss-e, por do të thotë fjalën e fundit.

LEXO EDHE: Noizy publikon këngën e re, Big Kik befason me veprimin

“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit.”, ka shkruar reperi, duke paralajmëruar projektin e radhës. /abcnews.al