“Po e shesin”, spiuni çon pas hekurave tre vlonjatët që kishin mbushur “Ford”-in me drogë

schedule09:57 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 09:57 - 5 Dhjetor, 2021

30 kg kanabis janë sekuestruar në Bishan të Vlorës.

Tre personat që po transportonin kanabisin janë arrestuar; A.T., 34 vjeç, S.B. 29 vjeç dhe A.V. 34 vjeç, banues në Bishan, Vlorë.

Pas informacioneve në rrugë operative policia u vendos në lëvizje duke bllokuar rrugët në fshatin Bishan.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford” në të cilin ata udhëtonin u gjet droga.

Policia thekson se në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./ Abcnews.al