“Po e pres ballafaqimin me Ramën”, Meta: Përse janë kundër 5 qershorit?

schedule12:59 - 10 Tetor, 2020

schedule 12:59 - 10 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta, në një komunikim për mediat bëri me dije se do të vazhdojë të qëndrojë përkrah popullit dhe në mbrojtje të Kushtetutës.

Gjithashtu  Meta theksoi se është i gatshëm dhe se është në pritje për një debat me Kryeministrin Rama, ndërsa shtoi: “Po e pres ballafaqimin me Ramën”.

“Përse janë kundër 5 qershorit, pse janë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përse janë kundër integrimit Evropian? Përse vënë në diskutim integritetin Kosovës?

Lexo edhe: Meta i përgjigjet Ramës: I kam borxh popullit, do t’i dal për zot vendit

Përse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës, kush ua kërkoi? Presidenti është dhe do të jetë i Popullit, Kushtetutës, dhe kam një pyetje për socialistët e ndershëm, kush i ka çuar çështjet në Venecia?

Presidenti nuk ka çuar asnjë çështje. Dy herë shkelësit e çuan presidentin atje dhe menduan që do të blinin një opinion gjysmak gjoja për  shkarkimin  presidentit. Të tregojë kë ka takuar Presidenti i Republikës skutave, kur vendin orën dhe ditën? Qeveria është rrëzuar prej kohësh, ju ose nuk i shikoni ose nuk doni t’i shikoni”, tha Presidenti Meta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!