Po dënohej dikush tjetër, grabitësi në Greqi pendohet pas 25 vitesh, kthen paratë në bankë

schedule17:45 - 28 Maj, 2021

schedule 17:45 - 28 Maj, 2021

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kretë të Greqisë, ku një 48-vjeçar ka habitur policinë me gjestin që ka bërë. Mësohet se ai u shfaq në një komisariat në Kretë dhe rrëfeu një grabitje të ndodhur në vitin 1996 në një bankë.

48-vjeçari tha se në atë kohë kishte grabitur nën kërcënimin e armës rreth 450 mijë dhrahmi. Sot, pas kaq shumë vitesh, 48-vjeçari ndjeu se kishte ardhur koha që ai të kërkonte falje në mënyrën e tij dhe të kthente shumën prej 1.330 euro në bankë përmes Policisë, domethënë aq sa paratë e grabitur në atë kohë, vlejnë sot.

Ai u shpjegoi oficerëve të policisë arsyet që e çuan atë të bënte këtë rrëfim shumë vite më vonë. Për grabitjen specifike të vitit 1996, informacioni thotë se Autoritetet e Sigurimit kishin identifikuar një person tjetër të përfshirë, kundër të cilit pritej edhe një urdhër arresti.

48-vjeçari përshkroi në detaje se si e kreu grabitjen, duke pretenduar se ishte i vetëm. Motivi i grabitjes ishte se u detyrua për shkak të bixhozit. për veprime të mëtejshme. Sa i përket parave që ai i dorëzoi Departamentit të Policisë, ato do të depozitohen në Fondin e Depozitave dhe Kredive. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!