“Po çfarë Uruguaj thoni?! Cavani do qëndrojë në Evropë, ka një preferencë”

schedule21:57 - 9 Prill, 2020

schedule 21:57 - 9 Prill, 2020

Dy ditë më parë doli lajmi që Edinson Cavani do të rikthehej në Uruguaj te skuadra e Penarolit. Cristian Rodriguez, mik i “El Matador” dhe shok skuadre në kombëtare për vite me radhë, u shpreh se kishte marrë autorizim nga vetë Cavani për ta thënë diçka të tillë. Opsion që është hedhur poshtë nga nëna e 33-vjeçarit, i cili del lojtari i lirë në fund të sezonit.

Në një prononcim për Ovacion Digital, ajo mohon mundësinë që djali i saj të kthehet në vendlindje dhe zbulon dëshirën e madhe, duke i “shkelur syrin” Atletico Madrid, një prej skuadrave më të interesuara për bomberin e famshëm. “Për fat të mirë, ka shumë klube nga e gjithë bota të interesuara për Edin. Nuk e di akoma se ku do të shkojë, mungojnë edhe tre muaj deri në fund të sezonit.

Ka kohë për t’u menduar dhe për të marrë një vendim. Di të them vetëm diçka, djali im nuk e ka ndërmend të kthehet në Uruguaj. Në mendjen e tij ekziston ideja për të luajtur sërish në Evropë. Dëshiron shumë të luajë në Spanjë, por faleminderit Zotit që ka kaq shumë klube që po e kërkojnë”, përfundon nëna e sulmuesit. /abcnews.al

 

Cavani dhe nëna e tij