Po “bllokon” transferimin e Brojës te “Zikaltërit”, Vidal thërret bashkëkombasin e tij: Largohu nga Inter!

schedule15:56 - 12 Janar, 2024

schedule 15:56 - 12 Janar, 2024

Dikur mahniste botën, me “magjinë” e tij, në fushën e blertë, mirëpo tani nuk aktivizohet më shumë se 9 minuta në fushën e blertë, me përjashtim të rasteve, kur duhet të fillojë ndeshjen si titullar, për të “pushuar” të mëdhenjtë e skuadrës, Lautaro Martinez apo Marcus Thuram, të cilët herë pas here kanë nevojë për rotacion.

Bëhet fjalë për “fantazistin” kilian, Alexis Sanchez, i cili është duke u kthyer dalëngadalë në një “bllokadë” edhe për kalimin e “bomberit” shqiptar, Armando Broja te “Zikaltërit”. Për minutat e pakta të shokut të tij të Kombëtares ka folur edhe ish-mesfushori i Inter, Bayern Munich, Juventus e Barcelona, Arturo Vidal, i cili ka këshilluar Sanchez të largohet nga nënkampionët e Evropës.

“Alexis, nëse po më dëgjon, të lutem largohu nga Inter! Nuk duhet të ishte kthyer kurrë tek Inter, duhej të shkonte në një klub ku mund të kënaqej duke luajtur, ku mund të ishte i dashur nga njerëzit, por ai është kokëfortë.

Lautaro është një sulmues i mirë, por si mund të mos luajë Sanchez për Inter? Luan Mkhitaryan dhe jo ai, si është e mundur? Më vret të mendoj diçka të tillë. Trajneri thjesht nuk e do, ndryshe nuk do t’a fuste vetëm 9 minuta”,- u shpreh i “revoltuar” Vidal. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!