Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar sërish konfliktin në Lindjen e Mesme.
Trump këmbënguli se SHBA-të janë në bisedime dhe se së shpejti mund të ketë një marrëveshje.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një REGJIM TË RI DHE MË TË ARSYESHËM për t’i dhënë fund operacioneve tona ushtarake në Iran. Është bërë shumë përparim, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti – gjë që ndoshta do të arrihet dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk “hapet për biznes” menjëherë, ne do ta përfundojmë “qëndrimin” tonë në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërruar plotësisht të gjitha termocentralet e tyre, fushat e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha impiantet e tyre të desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi “prekur” ende. Kjo do të jetë hakmarrje për shumë nga ushtarët tanë dhe të tjerë, që Irani masakroi dhe vrau gjatë “Mbretërimit të Terrorit” 47-vjeçar të regjimit të vjetër”, shkruan Trump.


