Po bënte video në TikTok, vajza sheh tmerrin me sy

schedule12:08 - 22 Qershor, 2020

schedule 12:08 - 22 Qershor, 2020

Përdoruesit e TikTok gjetën një valixhe që përmbante eshtra njerëzore dhe këtë moment e kanë ndarë në rrjetin social.

Adoleshentët gjetën valixhen në një plazh në Seattle, ndërkohë departamenti i policisë së qytetit po heton ngjarjen.

 

Personat që e gjetën çantën  menduan se mund të kishte para, por lumturia e tyre shumë shpejt iu kthye në frikë.

Ata e kuptuan  se ishte në të vërtetë një kufomë vetëm atëherë  kur policia postoi lajmin në internet.

Duke postuar videon në TikTok, UghHenry shkroi: “Ndodhi diçka traumatike që më ndryshoi jetën”.

Ajo vazhdoi të shpjegojë: “Ne gjetëm këtë valixhe të zezë dhe po  bënim shaka duke menduar  se  valixhja  kishte para./abcnews.al

 

TikTok of teenagers finding remains on Seattle beach from r/Seattle