Gazetarja Linda Karadaku e ftuar në ‘Abc Live” me moderatoren Sibora Bitri ka folur për raportimin Live nga Ukraina deri në prag të nisjes së operacionit ushtarak të Rusisë. Ndalur te kërcënimi i Rusisë, Karadaku u shpreh se nëse Rusia arrin të marrë Ukrainën rritet rreziku për shtetet e tjera, duke përmendur këtu Moldavinë dhe Rumaninë.
https://youtu.be/MG2_c0mlMy8
“Dje rebelët pro rusë në Transnistri në kufi me Ukrainën kanë hequr barrikadat që i ndajnë me pjesën tjetër të Moldavisë dhe presin urdhër. Kjo do i vinte këta mes dy zjarreve.
Në rast se rusët do të pushtonin Ukrainën dhe do të vinin këtu në Transnistri kjo do të bëhej zonë e Rusisë. Nëse ukrainasit vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll situatën ata janë në një xhep që nuk lëvizin. Çështja është që Rusia të mos marrë Ukrainën.
Kemi kemi kaluar në Rumani në kthim, televizionet rumune tregonin të dhëna të sakta ushtarake që tregonin mundësitë e lëvizjes dhe mundësitë e atyre që mund të ndodhin. Rënia e Ukrainës do të shkaktonte problem të madh në të gjithë Europën. Në Moldavi do krijohej një problem shumë i madh”, u shpreh ajo.
Karadaku theksoi se duke iu referuar hartës dhe zhvillimeve të fundit lufta nuk do ishte larg as për Ballkanin duke rrezikuar veçanërisht dy shtete. “Nëse bie Ukraina do të jetë një reaksion zinxhir për Moldavinë dhe Rumaninë. Ne na duket lufta e largët por të shohësh hartën nuk është aq larg sa mendojmë ne. Nuk është larg as nga pikëpamja territoriale. Veçanërisht për Bosnjen dhe Kosovën”, u shpreh Karadaku. /abcnews.al
https://youtu.be/7rOGEk5pAPU