Po arrin formën e tij më të mirë, Napoli nxjerr në shitje Osimhen

schedule19:22 - 20 Shtator, 2021

schedule 19:22 - 20 Shtator, 2021

Victor Osimhen do të përdoret nga Napoli për të fituar para dhe kështu klubi të jëtë në gjendje të afrojë lojtarë të rinj. Nënshkrimi i madh nuk ka pasur vazhdimësinë e pritshme edhe pse është një titullar i padiskutueshëm në këtë sezon.

Për Napolin është e rëndësishme që lojtari të ofrojë një performancë shumë të lartë për të rivlerësuar pasi vlera momentale e sulmuesit në treg është 50 milion euro dhe klubi kërkon ta shesë të paktën 70, aq sa pagoi për ta marrë nga Lille.

Për sulmuesin interes ka shfaqur Manchester City, por edhe Tottenham, PSG e United e kanë gjithashtu në axhendën e tyre. /abcnews.al/