Plumbat në drejtim të tij administratorit të shkollës private, kjo është makina me të cilën po udhëtonte

schedule12:24 - 18 Janar, 2022

schedule 12:24 - 18 Janar, 2022

Kjo është makina e 63 vjeçarit Lulëzim Masha, administratorit të shkollës Wilson në Tiranë, që u qëllua me armë gjatë ditës së sotme në zonën e Liqenit të Thatë.

Në momentin që është qëlluar, Masha ka qenë duke drejtuar makinën e tij me të cilën udhëtonte i vetëm.

Autori ende nuk është identifikuar. Pasi ka qëlluar në drejtim të makinës tip Benz, ai është larguar në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!