Plumba të gabuar, për ditëlindje/ Policia: Mjeti dhe targa e ngjashme, ngatërruan objektivin. 11 vjeçari në gjendje të rëndë

schedule15:09 - 18 Prill, 2025

schedule 15:09 - 18 Prill, 2025

Kjo është rruga dytësore ku dyshohet se dy autorë i bën pritë mjetit tip g çlas në ngjyrë të zezë ku u plagosën 4 persona, ata hynë përmes unazës dhe ndoqën këtë rrugë për të shkuar në lunbdër kur u përballën me plumba të cilat 34-vjeçari Arenc Stafa nuk mundi dot ti shmangte…

Dy atentate të njëpasnjëshme tronditën vendin më 17 prill, ngjarje të cilat lanë pas 1 viktimë dhe 4 të palgosur, dy prej tyre të mitur …

Pista kryesore e hetimit për atentatin në tiranë është ajo e një ngatërrimi të objektivit thonë bruime të sigurta për abc neës, teksa vijojnë ende hetimet e verifikimet e detajeve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit tipik mafioz.

Arenc Stafa i cili drejtonte mjetin ishte së bashku me dy të mitur të familjes demiraj dhe një 19-vjeçar të cilët ende janë në spital pasi morën plagë të konsiderueshme.

Blutë e tiranës kanë mundur të rindërtojnë një dinamikë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku dyshohet se 2 autorët dyshohet se kanë pritur në këtë cep të rrugës që prej orës 7:30 të pasdites së 17 prillit.

Vetëm pak minuta para ngjarjes në rrugën dytësore janë futur dy mjete të tipit G cllas njëri në ngjyrë të zezë e tjetri gri e errët,,, autorët kanë nxjerrë motorrin dhe i janë vënë në ndjekje g clasit të zi, dhe pak metra më tutje kanë qëlluar me breshëri duke plagosur të 4 persnat që ndodheshin në mjet, 34-vjeçari arenc stafa ka tentuar tu shmanget plumbave ku dëshmitarë kanë qenë dhe të miturit por pasi u plagos humbi ndjenjat dhe mjeti u përplas në Lundër në afërsi të banesës.

Kanë qenë banorë të zonës e familjarë që u erdhën në ndihmë të plagosurve dhe i dërguan në spital teksa paralelisht policia rrethoi zonën dhe ngriti postblloqe në gjithë tiranën…

Pëprara oficerëve të policisë gjyqësore familjarët e të plagosurve janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë konflikt që mund të çonte në këtë ngjarje, teksa policia ka dyshime të forta se shënjestër e atentatit ka qenë bashkëshortja e Rohan Brahimit…. babai i të cilit u ekzekutua në pllanë të Lezhës vetëm pak para atentatit ne tirane….

Dyshime të cilat grupi i hetimit i ka pasi targa dhe mjeti i të plagosurve është i ngjashëm me atë të bashkëshortes së Rohanit, madje edhe banesat në zonën e Lundrës i kanë afër me atë të familjes Demiraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!