Pluhuri i bardhë nuk kishte qenë kokainë, lirohen dy shqiptarët e arrestuar në Greqi

schedule21:49 - 8 Korrik, 2021

schedule 21:49 - 8 Korrik, 2021

Një prokuror publik në Greqinë veriore është detyruar të heqë dorë nga çështja e dy shqiptarëve të arrestuar për akuza të trafikut të drogës. Kjo pasi autoritetet arritën në përfundimin se substanca e bardhë e kapur në makinën e tyre ishte pudër adezive dhe jo kokainë.

Prokurori hoqi akuzat për posedim dhe trafik droge kundër dy shtetasve shqiptarë 38 dhe 44 vjeç, pas paraqitjes së tyre të mërkurën në qytetin verior të Selanikut.

Në fillim në laboratorin shtetëror ku u analizua pluhuri u mendua se substanca e kapur nga policia vishte kokainë, por në fakt rezultoi të ishte pluhur ngjitës druri që ishte kristalizuar pjesërisht për shkak të temperaturës së lartë brenda bagazhit të makinës.

Policia i ndaloi dy shqiptarët për dy ditë ndërsa autoritetet u konfiskuan celularët, automjetin dhe 2,900 euro si fitime të pretenduara nga trafiku i drogës.  Sendet iu kthyen dy burrave kur ata u liruan, tha policia. /abcnews.al/