Plotësimi i fjalëkryqeve nuk ndikon aspak në rritjen e nivelit të inteligjencës

schedule13:41 - 2 Gusht, 2018

schedule 13:41 - 2 Gusht, 2018

Plotësimi i fjalëkryqeve apo lojëra të ngjashme me të, nuk ndikojnë aspak në rritjen e nivelit të inteligjencës. Është ky rezultati i studimeve më të fundit të universitetit Uestern në Londër.

Sipas studimeve më të fundit Sudoku dhe fjalëkryqet të cilat njihen si lojëra dhe aplikacione që kontribuojnë në zhvillimin e inteligjencës, në fakt nuk kanë asnjë efekt në inteligjencë. Ky është rezultati i studimeve më të fundit nag Universiteti Uestern në Londër.
Pjesëmarrësit në studimet e kryera në Institutin e Trurit dhe Inteligjencës të Universitetit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë gjatë 20 ditëve luajti lojëra dhe aplikacione që zhvillojnë inteligjencën ndërsa grupi tjetër gjatë të njëjtës periudhë nuk luajti asnjë lojë që zhvillon inteligjencën.

Më pas të dy grupet iu nënshtruan të njëjtit provim ndërsa rezultatet e të dy grupeve ishin të ngjashme.
Bobby Stojanoski, nga ekipi i studiueve, tha se ata që luajnë lojëra që zhvillojnë inteligjencën nuk kanë rezultate më të mira se ata që nuk i luajnë këto lojëra. Ai tha se ushtrimi i rregullt, socializimi, ushqimi i shëndetshëm dhe gjumi i mirë janë më të rëndësishëm për zhvillimin e inteligjencës.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar dhe në revistën “Neuropsychologia”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!