Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Plot 13 vite pa marrë pikë ndaj PSG, Brest bën “surprizën” në “Parc des Princes”

schedule22:36 - 28 Janar, 2024

schedule 22:36 - 28 Janar, 2024

Skuadra e Brest ka ndalur “gjigantët” e Paris Saint-Germain në “Parc des Princes”, duke marrë një pikë falë barazimit 2-2. Skuadra modeste, që po befason këtë sezon, duk,e mbajtur vendin e tretë, merr pikë në kryeqytet pas plot 13 vitesh dhe ia del në një mbrëmje mjaft emocionuese.

Kryeqytetasit dominuan totalisht pjesën e parë dhe shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave, të shënuar nga Asensio dhe Kolo Muani, përkatësisht në minutat 38’ dhe 45’. Miqtë rihapën takimin me Camara në minutën e 55′-të, ndërsa në të 80′-ën ishte Pereira Lage që riktheu baraspeshën, duke bërë që në “Parc des Princes” të pllakosë heshtja. PSG-ja provoi deri në fund të shënojë golin e fitores, por nuk ia doli, teksa në të 93′-tën Barcola u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke mbyllur ndeshjen pak sekonda para kohe.

Pas këtij barazimi, PSG mban kreun me 44 pikë, ndërsa Brest mbetet në vendin e tretë me 35 pikë, teksa vlen të theksohet se dy skuadrat do të përballen sërish më 7 shkurt në Paris, këtë herë për Kupën e Francës. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!