Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Plot 100 milion euro, Man United përgatit ofertën për Osimhen

schedule16:31 - 13 Mars, 2023

schedule 16:31 - 13 Mars, 2023

Manchester United po punon për planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm me qëllim që të bëhet një nga kandidatët kryesorë për të fituar edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League dhe Premier League.

Një nga nënshkrimet kryesore që ekipi dëshiron të bëjë është një qëndërsulmues. Ka disa emra që kanë tingëlluar fort për të arritur në Old Trafford si Harry Kane, Gonçalo Ramos dhe Ollie Watkins, por ai që pëlqen më shumë Erik Ten Hag është bomberi i Napolit, Victor Osimhen, me këtë të fundit i cili ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur në Premier League.

Manchester United dëshiron të marrë shërbimet e Osimhen, por ata e dinë se do të jetë një operacion i komplikuar sepse Napoli do ta lërë të largohet vetëm për 150 milionë euro.



Siç raporton gazeta angleze The Sun dhe konfirmohet nga gazeta italiane Calcio Mercato, skuadra e angleze po përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për të marrë shërbimet e nigerianit. Një propozim i parë që është larg asaj që dëshiron Napoli. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!