Elvis Plori rikthehet te Vllaznia dhe do të jetë pjesë e stafit teknik të gjermanit Thomas Brdaric. Shkodrani lë Besëlidhjen, skuadër që e drejtoi sezonin shkuar dhe tani do të provojë një eksperiencë të re. Para medieve, ai deklaroi: “Normalisht nuk është si prezantimet e tjera, pasi po prezantohem në vendim tim dhe emocionet janë të mëdha.
Rikthehem pas 10 vitesh në Shkodër dhe i falënderoj të gjithë, që e pranuan kërkesën e Xhaferit për të më bërë pjesë e Vllaznisë. Pastaj falënderon Shkodrën që e ka pritur mirë këtë lëvizje dhe më pas edhe këtë staf. Është një risi për Shkodrën ky trajner. Ka një edukatë sportive shumë të madhe dhe duhet ta mbështesim.
Do bëj maksimumin tim që Vllaznia të jetë ku duhet. Është bërë një grup shumë i mirë dhe kam besim se do ecim para. Edhe qyteti i Shkodrës do të në mbështesë, pasi të gjithë këtu kanë një lidhje të fortë me Vllaznisë. Nuk ka ardhur ka kohë një trajner me CV kaq të mirë.
Shkodra pret shumë prej nesh, kemi ndryshim rrënjësor. Vllaznia e di çfarë kërkon qyteti. Me këtë organizim të ri mund t’ia dalim. Jam ndihmësi i trajnerit Brdaric dhe nuk kam për ulje, është një motivim i madh. Kam çfarë marr prej tij.
Ndoshta iu është dukur shaka, por e kam thënë që për Vllazninë kthehem në çdo pozicion. Kam punuar 10 vite dhe tani kthehem. E kam me shumë dëshirë. Nëse deri sot kam dhënë maksimumin tim, e kam bërë pikërisht që të rikthehet të punoj për skuadrën e qytetit tim”. /abcnews.al