Takimi tjetër i orës 16:45 është ai mes Vllaznisë dhe Laçit që do të luhet në “Loro Boriçi”, një sfidë që pritet të jetë i luftuar deri në fund.
Trajneri Shpëtim Duro do të luajë ndeshjen e parë në rikthimin e tij te kurbinasit dhe do të kërkojë fitoren, ndërsa do të duhet të bëjë pa kapitenin Ignjatovic.
Ndërsa nga krahu tjetër mungesa për shkodranët është kapiteni Gurishta i dëmtuar.
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Vulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Da Silva, Latifi, Aralica. Trajner: Elvis Plori
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Ziko, Shehu, Ujka, Deliu, Velija, Mazreka, Guindo. Trajneri: Shpëtim Duro /f.a/abcnews.al