“Pleshti” irriton drejtuesit e PSG, Leonardo: Messi më shumë po luan me Argjentinën se me PSG-në

schedule10:15 - 11 Nëntor, 2021

schedule 10:15 - 11 Nëntor, 2021

Lionel Messi ka lënë pas dëmtimin që kishte në gjurin e majtë dhe është gati për ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022’, një lajm që ka  gëzuar kështu kombëtaren e Argjentinës.

Messi pritet të jetë gati për ndeshjen që Argjentina zhvillon kundër Urugurajt, teksa lajmin e kanë bërë të ditur nga mediat argjentinase të cilat kanë zbuluar se trajneri Lionel Skaloni mund ta përfshijë atë në formacion.

“Pleshti” edhe pse ishte i dëmtuar preferoi të udhëtonte në Argjentinë për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të “Albiçelestëve”, për të qenë gati për sfidat kundër Urugurajt dhe Brazilit.

Ky vendim i Messit nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të PSG të cilët mbi të gjitha i ka irrituar një aktivizim i mundshëm i tij ditën e premte.

Drejtori i PSG-së Leonardo është shprehur shumë i mërzitur me veprimin e sulmuesit argjentinas duke u shprehur se: “Nuk jemi dakord që këto gjëra të ndodhin me lojtarë të dëmtuar. Messi më shumë po luan me Argjentinën se me PSG-në”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!