Plehrat pushtojnë rrugët dhe fshatrat e Dibrës

schedule13:59 - 28 Tetor, 2018

schedule 13:59 - 28 Tetor, 2018

Në një kohë territori i Dibres mbahej si shembull i pastërtisë. Kurse sot rrugët dhe fshatrat janë të mbushura me plehra. Ndotja është e atij niveli sa njerëzit mbyllin hundët.

Kazanë të tejmbushur dhe që derdhen jashtë. Qentë që bashkëjetojnë jo përherë miqësisht me njerëzit. Ndodh që fëmijë apo gra të sulmohen prej tyre. Banorët mbyllin hundët. Është njësia administrative më e madhe e Qarkut Dibër, por rruga nacionale që kalon mes për mes Maqellares është e mbushur me plehra në dy anët e saj. As të qenit në kufi me Dibrën e Madhe në Maqedoni nuk e ka kufizuar hedhjen vend e pa vend të mbeturinave, të cilat rëndom digjen buzë rrugëve.

Bashkia i mbledh ato vetëm dy herë në javë, duke bërë që pirgjet për rreth kazanëve të dekompozohen . Kjo panoramë është e njëjtë në të gjitha rrugët e Maqellarës. Një tjetër kazan ku vjen erë mbytëse është edhe në portën hyrëse të shkollës 9-vjeçare. Si Maqellara kanë përfunduar shumë fshatra në Dibër. Vite më parë mbeturinat pastroheshin çdo ditë. Por me ndryshimin e strukturës Bashkia Dibër ka harruar këtë gjë./abcnews.al

Përgatit gazetari i ABC News: Neki Feta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!